Erdogani kërcënon Greqinë me “përvoja të dhimbshme” nëse…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar Greqinë me “përvoja të dhimbshme” nëse Athina nuk hyn në bisedime me Ankaranë rreth mosmarrëveshjeve për pretendimet territoriale në lindje të Mesdheut.

Dy shtetet kanë prej kohësh pretendime rreth së drejtës për të eksploruar dhe shfrytëzuar rezervat e naftës në zonën detare me Turqinë, e cila ka pasur kundërshti të ngjashme edhe me Qipron. Të dyja palët pozicionuan forcat ajrore dhe detare për të zotëruar pretendimet e tyre në rajon.

“Ose ata [grekët] do ta kuptojnë me gjuhën e politikës dhe diplomacisë, ose në fushë me përvoja të dhimbshme. Ata kanë për ta kuptuar se Turqia ka fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake për t’i shqyer hartat dhe dokumentet e imponuara imorale”.

Turqia po përballet me një oponencë të gjerë nga Bashkimi Evropian dhe shtete të tjera me ndikim në rajon rreth pretendimeve të saj në Mesdhe, ndërsa Greqia ka apeluar për mbështetje. Franca, Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dërguar forca mbështetëse për secilën palë, ndërsa Egjipti ka nënshkruar marrëveshje eksplorimi në Mesdhe me Athinën.

Kriza aktuale mes dy vendeve konsiderohet më seriozja në dhjetëvjeçarët e fundit. Dy vendet fqinje kanë pasur marrëdhënie të trazuara që prej viteve ’70.

SHKARKO APP