“Është ‘kundërproduktive’”, Shtëpia e Bardhë: Dr. Fauci nuk do të dëshmojë në Kongres për koronavirusin

Shtëpia e Bardhë njoftoi se zyrtari kryesor shëndetësor i vendit Anthony Fauci nuk do të dëshmojë javën tjetër përpara një komisioni të Kongresit, i planifikuar për të shqyrtuar përgjigjen e administratës Trump ndaj pandemisë së koronavirusit.

Shtëpia e Bardhë tha se është “kundërproduktive” që individët e përfshirë në punën për t’iu përgjigjur pandemisë të dëshmojnë në Kongres. Dëshmia e Dr Faucit u kërkua nga një nënkomision i Dhomës së Përfaqësuesve për caktimin e fondeve që merret me programet shëndetësore dhe ishte planifikuar për më 6 maj.

Dr. Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, është një nga ekspertët kryesorë që po ndihmon Shtëpinë e Bardhë në përgjigjen e saj ndaj koronavirusit./VOA

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?