Euro 2016, objektiv i sulmeve terroriste

Dy javë pasi qeveria franceze ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme për Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë, policia gjermane ka paralajmëruar se ngjarja mund të jetë një objektiv për sulme terroriste, duke rritur shqetësimet e sigurisë përreth turneut.

Euro 2016 kampionati Europian i futbollit, i cili këtë verë do të zhvillohet në Francë, mund të jetë objektiv i sulmeve terroriste, ka thënë zyra Federale e Policisë Kriminale Gjermane, në një raport publikuar të enjten.

Ndeshja e parë do të luhet mes Francës dhe Rumanisë, me 10 qershor dhe do të mund të vihen në shënjestër nga ekstremistët, sipas raportit të BKA.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Simbolike dhe objektivat e ‘butë” me vëmendje të konsiderueshme të medias dhe përkatësisht, një numër i madh i viktimave” janë në rrezik, tha raporti, duke shtuar se anëtarët e ekipeve të futbollit po ashtu do të mund të vihen në shënjestër. “Jo më pak për shkak të historisë koloniale franceze në Afrikën e Veriut, përfshirja ushtarake në Mali dhe mbështetësit për luftën kundër Daesh në Irak dhe Siri, Franca është vazhdimisht në fokus të ekstremistëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej në raport thuhet se: ”Masat e sigurisë në Francë janë rritur që nga sulmet e nëntorit në Paris që vranë 130 njerëz, dhe zyrtarët francezë kanë kërkuar për të shuar shqetësimet se kampionati mund të ndikohet nga dhuna. Dy javë më parë, parlamenti i Francës votoi për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të korrikut”.

Stadiumi kombëtar Stade de France në veri të kryeqytetit, i cili do të presë ndeshjen e hapjes, ishte vendi i një sulmi vetëvrasës më 13 nëntor 2015.

Turneu Euro 2016 do të zhvillohet nga 10 qershori deri më 10 korrik. Organizatorët thonë se rreth dy milion vizitorë pritet të vizitojë Francën. Janë 24 ekipe kombëtare në garë.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, si dhe Këshilli i Evropës, kanë paralajmëruar se masat e sigurisë të Francës po minojnë parimet demokratike. Të mërkurën, zëdhënësi i qeverisë, Stephane Le Foll tha se masat e emergjencës janë marrë që në janar të vitit 2015, ku në rreth 3.500 kërkime të kryera janë konfiskuar 743 të armëve, duke përfshirë 75 armë luftarake.

Burimi:Daily Sabah‎/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?