FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Europa në “prag të luftës” lëvizja e Turqisë mbi Greqinë, ndez zemërimin e BE-së

Europa është në prag të luftës. Ky shqetësim vjen pasi Turqia para disa javësh ka nxjerrë flotën e anijeve për të transportuar 3.000 emigrantë në ditë në Greqi. Kjo në hakmarrje ndaj votës së Bashkimit Europian (BE) për të ngrirë bisedimet e pranimit në vendit në BE.

Të kërcënuar ndihen Grekët, ku zyrtarë të inteligjencës greke kanë zbuluar dhe që kanë ngritur shqetësimet mbi planet turke. Zyrtarët e inteligjencës kombëtare vlerësojnë së paku se 3000 emigrantë pa dokumente mund të hyjë në Greqi çdo ditë sipas planit.

Sipas tyre planet janë duke u mbështetur nga Rexhep Tajip Erdogan i cili po lufton me Parlamentin Europian që ka votuar për të ndaluar bisedimet mbi anëtarësimin e Turqisë në BE. Edhe pse votimi jo-detyrues ka vënë një mur politik mes BE-së dhe Z. Erdogan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë një fjalimi në Stamboll javë më parë, Presidenti Erdogan paralajmëroi se: “Nëse shkojmë më tutje, këto porta kufitare do të hapet por populli im nuk do të preken nga këto kërcënime dhe nuk do të marrim parasysh se si voton Parlamenti Europian”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mars të këtij viti, Turqia hyri në një marrëveshje me BE-në në të cilën nëse Turqia pranonte emigrantët sirianë në kthim, qytetarë turq do të lëviznin pa viza në BE dhe qeveria merrte shpërblime monetare. Megjithatë, qëndrimi i të drejtave të njeriut në Turqi ka kërcënuar vazhdimisht për të rrëzuar shpresat e saj të pranimit.

Athanasios Drougas, një ekspert i inteligjencës në Athinë, tha për “The Times” se askush nuk e ka nënvlerësuar Erdoganin. ”Këto plane së bashku me kërcënime të qarta se Presidenti Turk ka bërë në javët e fundit ku shefat e shtabit të Greqisë janë seriozisht të shqetësuar. Ata janë të frikësuar se lidershipi Turk hap portat përsëri, ku Greqia në gjendjen e tanishme të shqetësimit financiar dhe social, nuk do të jetë në gjendje të përballojë goditjen. Ai do të shpalosë luftë apo do të bëj kërdinë”.

Greqia po lufton për tu përballuar me më shumë se 60.000 refugjatë që janë bllokuar në vend për shkak se disa shtete të Ballkanit kanë mbyllur kufijtë e tyre.

Politikanët e Parlamentit Europian kanë votuar për ngrirje të anëtarësimit të Turqisë, pasi Presidenti Turk vazhdon të arrestojë, burgos dhe pastrojë mijëra qytetarë, duke përfshirë edhe shumë intelektualë, pas një grushti shteti të dështuar në korrik.

Drougas, shtoi: “Europa gjendet në një rrëmujë, ku Erdogan mendon se ai ka një dorë të lirë për të bërë shantazh me bllokun duke përdorur krizën e refugjatëve si avantazh”.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?