Europa po “përvëlohet” nga i nxehti, kurse Australia mbulohet nga dëbora

Në kushtet kur Europa po kalon të nxehtin afrikan, Australia Juglindore është goditur nga një valë e ftohtë, me temperaturat që shkojnë nga minus tre gradë në zonat malore. Një person humbi jetën pasi u zu poshtë nga një pemë. Që nga e shtuna, shërbimet meteorologjike lëshuan një paralajmërim kundër erërave të forta dhe të ftohta, borës dhe ngricave.

Sipas faqes së lajmeve australiane “ABC,” reshjet e dëborës, temperaturat e ftohta dhe kushtet e vështira të drejtimit kanë çuar në mbylljen e rrugëve në disa vende. Disa qytete raportohet se ishin mbuluar në dëborë për herë të parë në dekada.

Shumë resorte janë plotësisht të ndërprera nga dëbora dhe ekuipazhet e shpëtimit po përpiqen të pastrojnë rrugët. Shërbimi i Urgjencës deklaroi se kishte marrë 145 thirrje për ndihmë në të gjithë shtetin, kurse më shumë se gjysma e atyre thirrjeve lidheshin me pemët e thyera dhe bllokimin e rrugëve. Kujtojmë që australianët festën e ndërrimit të viteve e festojnë në brigjet e detit, mes temperaturave të larta, kur në Europë festohet nën temperatura të ulëta dhe reshje dëbore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?