Europianët vdesin të jetojnë në Zvicër, por urrejnë jetesën në Greqi

Europa përgjatë vitit të shkuar, u përball me dy trazira: dy sulme terroriste goditën qytetin Francez, dhe ekonomia e Greqisë është gjithmonë në një ulje të thellë, dhe një numër rekord i refugjatëve arritën në brigjet e kontinentit. Por nuk mungon dhe perspektiva e një dalje të britanikëve në muajt e ardhshëm nga BE-së. Tashmë askush nuk është mjaft i sigurt se çfarë do të ndodhë në 2016.

Në anën e pasme të gjithë kësaj drame, qytetarë europianë mendojnë të jetojnë diku tjetër në kontinent? Një studim nga një grup me bazë në Universitetin e Gjenevës, kanë pyetur qytetarët nga nëntë vende Europiane për të vlerësuar kushtet e jetesës në vendet e tyre dhe ato të vendeve fqinje në një shkallë nga një deri në 10 pikë.

Ai vend që është vlerësuar me pikët maksimale, nuk është ende anëtare e Bashkimit Evropian. Zvicra ka ndërtuar prej kohësh një reputacion si një strehë e taksave dhe një prej vendeve më të pasura në botë (për të mos folur për produkte si çokollatat apo dhe djathërat). Ajo gjithashtu ka politika kufizuese ndaj refugjatëve, e cila u kritikua nga OKB vitin e kaluar.

Sa për Greqinë, ekonomia e saj ka qenë e falimentuar në buzë të katastrofës që prej vitit 2010, pavarësisht tre paketave të shpëtimit masive në pesë vjet. Vendi ka shkallën më të lartë të papunësisë në Europë, me një të katërtën njerëz është pa punë. Ajo është dhe viktima më e madhe e refugjatëve ku qindra emigrantë mbërritën në ishullin grek Lesbos. Europianët e tjerë duket të injorojnë plazhet Greke.

Studimi gjithashtu zbulon se vetëm rreth një e treta e të anketuarve në Greqi dhe Itali besonin se standardet e tyre të jetesës ishin më të mira se ato të prindërve të tyre, në kontrast me shumicën e të anketuarve në vendet veriore Europiane si; Gjermania, Suedia, dhe Mbretëria e Bashkuar.

E kur u pyetën nëse ekonomia do të përmirësohet në të ardhmen, kombet më optimiste ishin nga Britania e Madhe dhe Spanja. Më pesimist? Franca.

Rezultatet e anketave

Të anketuar nga Franca

Mendojnë që jeta më e mirë është në; Gjermani, Suedi dhe Britani.

Por vendi perfekt për të jetuar është; Zvicra

E vendi më i keq për të jetuar është; Greqia

Gjermanët

Mendojnë që jeta më e mirë është në: Suedi.

Por vendi perfekt për të jetuar është; Zvicra

E vendi më i keq është; Greqia

 Grekët

Mendojnë që jeta më e mirë është: Suedi, Gjermani, Britani, Francë, Itali, Poloni dhe Spanjë

Por vendi perfekt për të jetuar është; Zvicra

E vendi më i keq është; Kanë votuar për veten e tyre, për Greqinë

Italianët

Mendojnë që jeta më e mirë është në: Gjermani, Britani, Suedi, Spanjë, Francë dhe Poloni

Por vendi perfekt për të jetuar është: Zvicra

E vendi më i keq për të jetuar është; Greqia

 Polakët

Mendojnë që jeta më e mirë është në: Britani, Zvicër, Suedi, Gjermani, Itali dhe Spanjë.

Por vendi perfekt për të jetuar është; Gjermania

E vendi më i keq për të jetuar është; Greqia

Spanjollët

Mendojnë që jeta më e mirë është në; Suedi, Gjermani, Britani dhe në Francë

Por vendi perfekt për të jetuar është në; Zvicër

E vendi më i keq për të jetuar është në; Greqi

Suedezët

Mendojnë që jeta më e mirë është në; Gjermani

Por vendi më perfekt për të jetuar është në; Zvicër

E vendi më i keq për të jetuar është në; Greqi

Zviceranët

Mendojnë që vendi më i mirë për të jetua është në; Suedi

Por vendi perfekt për të jetuar është në; Suedi

E vendi më i keq për të jetuar është në; Greqi

 Britanikët

Mendojnë që vendi më i mirë për të jetuar është në; Suedi, gjermani dhe Francë

Por vendi perfekt për të jetuar është në; Zvicër

E vendi më i keq për të jetuar është në; Greqi

Burimi: Quartz/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP