Eurostat: BE regjistron mbi 1.25 milionë azilkërkues

Më shumë se 1.25 milionë shtetas të huaj, kryesisht sirianë, afganë dhe irakianë depozituan vitin e kaluar një kërkese për azil në Bashkimin Evropian, një shifër mjaft e  lartë. Kështu njoftoi sot zyra evropiane e statistikave, Eurostat.

”Janë 1 255 640 persona që kanë depozituar një kërkesë të parë për mbrojtje ndërkombëtare në një nga 28 shtetet e BE-së, ku 35 për qind e kësaj shifre në Gjermani”, nënvizon Eurostat në një deklaratë.

Sipas tij, totali i azilkërkuesve është në rritje me 123% në raport me 562 680 të regjistruar në vitin 2014.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kërkesat e shtetasve sirianë janë dyfishuar, në 362 775 duke u regjistruar si kombësia e parë për marrjen e statusit të refugjatit (29% në total në vitin 2015), ndjekur nga shtetasit afganë (178.230 ose 14%) dhe irakianët (121 535, 10%)”, saktësoi Eurostat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?