Eurostat: Rënie e ndjeshme e aplikimeve për azil në BE

Numri i azilkërkuesve në Bashkimin Evropian dhe Austri ka rënë ndjeshëm gjatë tri muajve të parë të këtij viti, sipas të dhënave të Eurostat-it.

”Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, numri i azilkërkuesve në Bashkimin Evropian ka rënë 33 për qind dhe ka arritur në 290 000”, tha një zëdhënës i Eurostat-it.

”Ndërkohë, gjatë periudhës janar-mars 2016, në Austri ka patur 13 880 aplikime, thënë ndryshe 55 për qind më pak sesa periudha tetor-dhjetor”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjermania ka numrin më të madhe të azilkërkuesve, me 2 155 kërkesa për një milion banorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Austria ndodhet në vendin e dytë me 1 619 aplikime, Malta 904, Luksemburgu 888, Suedia 790, Hungaria 693, Sllovakia tre, Estonia katër, Rumania 11, Lituania 13, Portugalia 14 dhe Letonia 16 për një milion banorë.

Mesatarja e BE-së është 565 azilkërkues për një milion banorë.

Azilkërkuesit më të mëdhenj janë syrianët, 102 000, dhe pastaj irakianët dhe afganët me 35 000 secila popullatë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?