Evropa në alarm: Radioaktiviteti misterioz përhapet brenda muajit në kontinent

Evropa është kaplur nga paniku, pasi vendeve njoftohet se kanë zbuluar ndotje radioaktive në ajër, pa qenë në gjendje të tregojnë se ku e ka origjinën kjo ndotje.

Nivelet e larta të izotopit radioaktiv Ruthenium-106 janë matur në ajër në “shumicën e vendeve evropiane” që nga tetori, sipas mediave gjermane. “Rezultatet e matjes nga stacionet evropiane të komunikuara në Institut që nga 3 tetori kanë konfirmuar praninë e Ruthenium-106 në atmosferën e shumicës së vendeve evropiane”, njoftoi instituti francez i sigurisë bërthamore IRSN.

Bëhet fjalë për grimca ruteni-106, një izotop që përdoret në radioterapinë e kancerit për trajtimin e tumoreve të syve ashtu si dhe në gjeneratorët termoelektrikë të radioizotopeve që sigurojnë energji nga satelitët. Sasi të larta të rrezatimit nga ky metal i rrallë janë regjistruar në Austri, Francë, Gjermani, Itali dhe Zvicër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Insituti  spekuloi se një aksident mund të ketë ndodhur në një strukturë bërthamore në Rusi ose në Kazakistan, duke shkaktuar që reja radioaktive të përhapet në Evropë. Megjithatë, drejtori i institutit, Jean-Marc Peres, tha se “autoritetet ruse kanë thënë se nuk janë të vetëdijshëm për një aksident në territorin e tyre”./SYRI.net/ 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?