Evropa përvëlohet nga temperaturat ekstreme, mbi 25 mijë vdekje
Evropa po përballet me një nga verat më të nxehta të viteve të fundit, ndërsa temperaturat ekstreme kanë shkaktuar një numër të lartë vdekjesh të lidhura me të nxehtin.
Mbi 25 mijë vdekje të lidhura me temperaturat e larta janë regjistruar deri tani në Gjermani, Francë, Spanjë dhe Itali, sipas të dhënave më të fundit të publikuara më 20 gusht.
Ekspertët theksojnë se këto shifra janë kryesisht vlerësime statistikore të vdekshmërisë së tepërt dhe nuk nënkuptojnë se nxehtësia është regjistruar si shkak i drejtpërdrejtë në çdo rast. Metodat e matjes ndryshojnë gjithashtu nga një shtet në tjetrin.
KOHA JONË SONDAZH

