FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FBI: Hakerat rus kanë sulmuar mijëra kompjuterë në gjithë botën

FBI ka paralajmëruar të premten se hakerat rusë kanë kompromentuar qindra e mijëra kompjuterë shtëpiash dhe zyrash, nga të cilët kanë marrë informacione të ndryshme, përreth globit.

Autoritetet në SHBA u kanë kërkuar pronarëve të firmave të ndryshme të ruterave që të ristartojnë dhe të marrin përditësimet e reja për të qenë të mbrojtur.

Paralajmërimi është pasuar edhe nga një urdhër gjykate që i jepte dritën jeshile FBI-së që të sekuestronte një uebsajt që hakerat po planifikonin ta përdornin për të udhëzuar ruterat e lidhur me kompjuterë të ndryshëm përreth globit Pajisje të prekura nga këta hakera janë evidentuar në më tepër se 50 shtete, shkruan Reuters.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?