FED ndryshon komunikimin – Interesat pranë nivelit neutral. Pasiguri për tkurrjen monetare

Kryetari i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara, Jerome Powell, i dha investitorëve një dozë optimizmi këtë javë, duke thënë se norma bazë e interesit është pranë nivelit neutral,  nivel që nuk jep ndikim në ekonominë e vendit.   Shumë investitorë e interpretuan deklaratën si një sinjal që banka po nis të përfundojë ciklin tkurrës monetar.   Tregu i aksioneve dhe yield-i i titujve të borxhit pësuan rritje në tregtinë amerikane, pavarësisht se ekonomistët nuk e kuptuan mirë mesazhin e guvernatorit.  Sipas tyre, komentet bëjnë kontradiktë me deklaratën e para një muaji, ku Jerome Powell tha se norma bazë e interesit është larg nivelit neutral.

“Normat e interesit janë ende të ulëta krahasuar me historikun, dhe qëndrojnë pranë nivelit që do të jetë neutral për ekonominë, nivel që nuk përshpejton as ngadalëson rritjen ekonomike.  Kolegët e mi dhe unë, si dhe shumë ekonomistë të sektorit privat, projektojnë rritje të qëndrueshme ekonomike, papunësi të ulët dhe inflacionin pranë objektivit prej 2%”, tha Jerome Powell, kryetari i Rezervës Federale

Ndryshimi në komunikim nga guvernatori, vjen pas sulmeve të presidentit Donald Trump, që kritikoi bankën qendrore se po ndërhyn te politikat e tij ekonomike dhe tregtare duke rritur normat e interesit.   Trump tha gjatë kësaj jave për  Washington Post se nuk është fare i lumtur me shefin e Rezervës Federale.  Banka pritet të rrisë për herë të katërt normën bazë të interesit në Dhjetor.  Megjithatë, luhatjet e mëdha në tregun e aksioneve kanë zbehur perspektivën e Bankës Qendrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne e dimë se rezultatet zakonisht dalin kundra edhe ndaj projeksionit më të kujdesshëm. Për rrjedhojë, politikëbërja përfshin gjithashtu manaxhimin e rreziqeve.  Rritja graduale e normave të interesit ka qenë një ushtrim në balancimin e rreziqeve.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Norma bazë e interesit qëndron në segmentin 2-2.25%, që është 0.25% poshtë nivelit neutral të Rezervës Federale.   Ndërkohë që ndërhyrja e muajit Dhjetor pritet gjerësisht,  rrugëtimi i bankës për vitin e ardhshëm është i paqartë.

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?