Fëmija 3-vjeçar bie nga kati i dytë, shpëton mrekullisht

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër” është shprehja që i shkon më shumë për shtat një djali 3-vjeçar nga India.

3-vjeçari po luante me disa të afërm të familjes në tarracën e apartamentit të tij, kur papritur u afrua në anësore dhe ra nga kati i dytë, një lartësi prej më shumë se 35 metrash.

Por, mesa duket fati ka qënë duke luajtur me të gjithashtu, pasi pikërisht në atë moment në rrugën ku 3-vjeçari do të binte, po kalonte një burrë me triçikël mbi të cilën vogëlushi ra, në ulëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

I habitur me atë çfarë pa, burri i triçiklit së bashku me babanë e djalit të vogël i cili zbriti shkallët me një frymë, menjëherë iu afruan për ta parë nëse ishte gjallë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për fat të mirë, vogëlushi shpëtoi pa as më të voglin lëndim, kurse familja e tij ka falënderuar shoferin e triçiklit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?