Fëmijët e refugjatëve në rrezik nga hipotermia, shkak temperaturat

Punëtorët e ndihmës së shpejtë kanë raportuar se trupat e fëmijëve janë duke u tundur nga i ftohti, së bashku me familjet që udhëtojnë nga Greqia për në Maqedoni dhe që duan të shkojnë në Serbi. Fëmijët e refugjatëve janë në rrezik të madh nga hipotermia sepse ata po kalojnë përmes Greqisë dhe Ballkanit në temperatura të ulëta nën -20C, ka paralajmëruar fondacioni  britanik, Save the Children.

Borë e madhe, erë e ashpër dhe temperatura ngrirëse, janë duke bërë që udhëtimet e refugjatëve dhe emigrantët të kalojnë me anije nga brigjet turke për ishujt e Egjeut të Greqisë dhe pastaj të bëjë rrugën e tyre nga Athina në veri në Maqedonisë dhe Serbisë. Më shumë se një milion emigrantë dhe refugjatë mbërritën në Evropë vitin e kaluar, me frikën se konfliktet e vazhdueshme në Siri, Irak, Afganistan dhe vende të tjera, do të vënë në lëvizje një eksod të ngjashme këtë vit. Më shumë se 24,000 mijë refugjatë dhe emigrantë kanë arritur në Evropë nga deti deri më tani kjo për 19 ditët e 2016, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migrim. Fëmijët janë duke ecur në distanca të gjata dhe po flenë në vende të hapura.

Në kufirin midis Maqedonisë dhe Serbisë, temperaturat janë parashikuar të jenën në -20 ° C, duke rritur rrezikun e hipotermisë, pneumonisë dhe sëmundje të tjera potencialisht fatale. Në Preshevë, në kufirin e Maqedonisë me Serbinë, punonjësit janë shprehur se fëmijët po dridhen nga i ftohti. “Kushtet këtu janë shumë, shumë të vështira, dhe me temperatura më të ulëta se -20 ° C, jeta e fëmijëve në rrezik,” tha Valentina Bollenback, e organizatës Save the Children. “Në vend që të përqendrohen në mbylljen e kufijve, qeveritë e Europës duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar njerëzit që të largohen nga lufta, ‘dinjitoz dhe human’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimi: Telegraph.co.uk/ Përshtati: Redjon Shtylla

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?