Fëmijët e refugjatëve nuk dinë si përdoret një stilolaps’

Më shumë se një në pesë fëmijë të refugjatëve, sipas një studimi nuk kanë qenë kurrë në shkollë. Sipas “The Indepedent”, fëmijët e bllokuar në Greqi kanë qenë nga shkolla për mesatarisht deri në një vit e gjysmë, dhe shumë prej tyre “nuk dinë ende të mbajë një stilolaps”, sipas një studimit nga agjencia e ndihmës Save the Children.

Fëmijët sirianë kanë qenë larg shkollës për një periudhë të gjatë – me një mesatare prej më shumë se dy vjet (25.8 muaj). Fëmijët e refugjatëve afganë kanë qenë nga shkolla për një mesatare prej 10.7 muajsh.

Studimi, i kryer në veri të Greqisë, ka mbledhur informacion për rreth 130 fëmijë të moshave nga 6 deri në 17 vjeç. Disa mësues në kampet kanë ngritur klasa, por ata thonë se fëmijët tashmë kanë mbetur shumë prapa dhe kërkohet një punë e madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sacha Myers, e organizatës globale “Save The Children”, ka thënë se: “Disa mësues kanë filluar me iniciativat e tyre kurse të veçanta mësimore por me sasi të vogël të materialeve që ata disponojnë”. Një mësues i shkollës fillore nga Siria i cili tani jeton në Nea Kavala në një hapësirë në çadrën e saj ka 25 fëmijë që ndjekin mësimet e gjuhës arabe dhe kurse të matematikës. Ajo ka zbuluar se fëmijët nuk kanë mësuar asgjë për tre ose katër vjet me radhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më shumë se tre të katërtat e fëmijëve refugjatë të intervistuar thanë se të shkosh në shkollë ka qenë një nga prioritetet e tyre kryesore. Nëntëdhjetë e nëntë për qind e fëmijëve dhe prindërve të anketuar thanë se lufta dhe zhvendosja ishin pengesat kryesore për qasje në arsim.

Burimi: Indepedent/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?