Fëmijët e Trump pritet të dëshmojnë në Gjykatë për mashtrim civil
Djali i madh i ish-presidentit Donald Trump do të jetë i pari që do të dëshmojë për mashtrim civil në gjykatën e Nju Jorkut e cila mund të rrezikojë të kufizojë ashpër aktivitetet e biznesit të familjes.
Donald Trump Jr, Eric Trump dhe motra e tyre Ivanka Trump pritet të dëshmojnë.
Djemtë e Trump, të cilët janë drejtues të lartë të Organizatës Trump dhe të bashkëpandehur në këtë rast, akuzohen për falsifikimin e të dhënave të biznesit, mashtrimin e sigurimeve dhe konspiracion, ndër pretendimet e tjera.
Megjithëse këta të fundit kanë mohuar çdo akuzë.
Gjyqi i mashtrimit prej 250 milionë dollarësh (206 milionë £) i sjellë nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, akuzon ish-presidentin për fryrje të vlerës së pronave të tij.
Gjykatësi Arthur Engoron, i cili po mbikëqyr çështjen, më parë vendosi se zoti Trump gënjeu rregullisht në pasqyrat e tij financiare dhe e ekzagjeroi pasurinë e tij neto me miliarda dollarë. Mbivlerësimi i lejoi zotit Trump të merrte norma të favorshme kredie dhe prime më të ulëta sigurimi, thuhej në vendimin e gjykatësit.
Çështja aktuale do të vendosë dënimet dhe nëse të pandehurit kanë shkelur ndonjë ligj shtetëror në Nju Jork.