Festimet e 31 dhjetorit “në paralizë”, Australia kufizon shfaqen me fishekzjarre

Shfaqja e fishekzjarrëve me famë botërore të Sidneit të Vitit të Ri do të duket shumë ndryshe këtë vit, si pasojë e masave pandemike që janë ndërmarrë.

Fillimisht ishte planifikuar që mijëra punëtorë të punonin me montimin e fishekzjarrëve, por pas rritjes së rasteve të reja me Covid-19, gjithçka u anulua.

Të gjithë qytetarët që duan të shikojnë shfaqen, duhet të pajisen me një leje të veçantë nga autoritetet përkatëse.

Gjithsesi paramendohet që i gjithë aktiviteti të zgjasë përreth 7 minuta.

Australia ka regjistruar mbi 28,300 raste dhe 909 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

SHKARKO APP