Festuan Pashkët në tarracën e pallatit në kohë koronavirusi, banorët “sulmojnë” helikopterin që i ndërpreu

Në Itali vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi masat shtrënguese për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Italia numëron deri më tani 19,899 viktima të shkaktuara nga koronavirusi dhe kjo ka bërë që të ekzistojë një lloj frike mes banorëve ndaj virusit.

Gjithsesi, duket se ka edhe nga ata që mund ta sfidojnë frikën dhe të vënë jetën e tyre në rrezik. Rrugët mund të jenë bosh në Palermo, por nuk mund të themi të njejtën gjë për tarracat.

Disa banorë të pallateve të Palermos janë filmuar duke festuar Pashkët mes fqinjësh. Ata mund të shihen duke pjekur perime e mish ndërsa nuk ka munguar as muzika dhe kërcimet.

Festa e banorëve u ndërpre nga një helikopter i policisë që u afrua duke urdhëruar mbylljen e festës. Një pjesë e banorëve u larguan ndërsa pati edhe nga ata që qëndruan dhe “sulmuan” mjetin fluturues me me fishekzjarre.

YouTube player

/abcnews.al/

SHKARKO APP