“Fikja e dritave” si kërcënim/ Kanadaja i përgjigjet Trumpit, lufta tregtare përshkallëzohet
Kanadaja ka kërcënuar të ndërpresë eksportet e energjisë elektrike drejt SHBA-së, nëse administrata e Donald Trump vijon presionin ekonomik ndaj vendit.
Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, tha se provinca mund të përdorë “gjithçka që ka në dispozicion” për t’iu përgjigjur tarifave amerikane, duke paralajmëruar Trumpin: “Bën mirë të mbajë një pako me bateri.”
Trump i cilësoi deklaratat si “blof”, ndërsa përplasja po zgjerohet edhe te mineralet kritike dhe industria automobilistike.
Kanadaja pritet të vendosë tarifa hakmarrëse ndaj një sërë produktesh amerikane, ndërsa kryeministri Mark Carney ka paralajmëruar se Otava do të mbrojë interesat e saj kombëtare.
Përplasja mes dy vendeve po prek tashmë sektorë strategjikë si energjia, automjetet dhe mineralet kritike, duke rritur rrezikun e një lufte tregtare më të gjerë.
KOHA JONË SONDAZH

