Fillon “paqja” Rusi-Turqi
Normalizimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë ka filluar. Kështu ka deklaruar presidenti i Turqisë Binali Yildirim, duke shtuar se përmirësimi i marrëdhënieve me të gjitha vendet e Deti të Zi dhe Mesdheu është prioritet i qeverisë së tij.
“Do të rrisim numrin e miqve dhe do të zvogëlojmë atë të armiqve. Përpjekjet tona në këtë drejtim do të vijojnë me ritëm të shpejtë. Jo vetëm me Rusinë dhe Egjiptin”, tha ai.
Deklarata e Jildirim vjen menjëherë pasi Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan i kërkoi ndjesë homologut të tij rus Vladimir Putin për rrëzimin e avionit rus në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë.
“Komunikimi i vazhdueshëm mes dy liderëve, Erdogan dhe putin, më në fund dha rezultate. Duket se korrespondenca reciproke ka shkrirë marrëdhëniet e ngrira me Moskës dhe Ankarasë. Kështu që mund te themi se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve ka nisur”.
Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi për gazetarët të martën se rregullimi i marrëdhënieve mes Rusisë dhe Turqisë nuk mund të kryet në një ditë, duke lënë të kuptohet se procesi do të marrë kohë. Presidenti rus Vladimir Putin kishte kërkuar faljen e Erdogan si kusht për riparimin e lidhjeve mes dy vendeve.
KOHA JONË SONDAZH

