FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Filozofi më i cituar nga Putin, dhe ndikimi për sulmin ndaj Ukrainës

Vladimir Putin edhe pse një agjent sekret i KGB-së gjatë regjimit komunist, ai e cilësonte kolapsin e Bashkimit Sovjetik si ”ngjarja më tragjike  botërore”. Koha dhe pushteti gjithmonë e më totalitar me të cilin dominon Kremlinin dhe përditshmërinë politike në Rusi, ka bërë që të ndryshojë pikat e tij të referimit. Një nga këto, shpesh herë i cituar nga vetë Putin, por si pasojë edhe nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, është filozofi Ivan Ilyn që si paradoks cilësonte pikërisht revolucionin bolshevik nga i cili lindi Bashkimi Sovjetik si “katastrofa më e madhe e historisë ruse”.

Si ka ndikuar në mendimin politik të Putin?

Ideolog i një pushteti absolut dhe të padiskutueshëm të lidershipit, Ilyn që kishte të ëmën gjermane dhe banoi me vite në Berlin, më shumë se ambiciet hitleriane mbështeti teoritë sociale të Benito Mussolinit, të cilit nuk i mohoi kontributet deri në vdekje, në 1954.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse teoritë e Ilyn janë shumë më komplekse sesa një mbështetje e thjeshtë ndaj një figure diktatoriale, sipas studiuesve, Putin ka marrë të mirëqena vetëm disa pjesë dhe citate, ndër të tjerat ajo që thotë se “njerëzit guximtarë mund të ndryshojnë një realitet dështak, falë veprimeve të guximshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo fjali mund t’i ketë dhënë kurajë presidentit rus për të urdhëruar sulmin ndaj Ukrainës, por mund të jetë edhe veprimi që mund ta fundosë atë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?