Financial Times: SHBA po financon ISIS?!
Tashmë e pohon edhe "Financial Times", mercenarët e dërguar nga SHBA-të po financojnë luftën e ISIS.
Sipas të përditshmes britanike, ISIS përveç burimeve financiare nga shitja e veprave të artit apo dëmshpërblimet nga pengjet, ka fituar vetëm vitin e fundit 500 milionë dollarë nga shitja e naftës. Klienti kryesor i tyre është "Free Syrian Army", rebelët e stërvitur nga CIA që blejnë karburant për mjetet e tyre pikërisht nga ISIS.
Në hetimin e gjatë të kryer nga FT tregohet se si të ashtuquajturit rebelë që “luftojnë” ISIS janë "të detyruar” të blejnë naftë pikërisht nga ata.
“Është një situatë që të bën të qash dhe të qeshësh. Por nuk kemi zgjedhje tjetër. Askush nuk na furnizon me naftë”, thotë një rebel në Aleppo.
Çdo ditë sipas llogaritjeve të FT, xhihadistët fitojnë 1.5 milionë dollarë nga shitja e naftës.
Sipas FT, sulmet e koalicionit të SHBA-ve kanë bërë shumë pak për të luftuar ISIS dhe mund të konsiderohen një dështim.
Një akuzë shumë e rëndë kjo, duke krahasuar bllokadën që ndërkombëtarët i bënë burimeve financiare të AL Kaedës pas sulmeve të 11 shtatorit.
Akuza përforcohet edhe nga Jana Hybaskova, ambasadorja eeuropiane në Irak e cila thotë se “shumë shtete europiane janë furnizuar me naftë pikërisht nga ISIS”.
Sipas saj shtetet kryesore që janë pas trafikut të naftës janë Turqia, Jordania dhe Kurdistani iraken