Financoi fushatën për daljen nga BE, miliarderi britanik nën hetim

Miliarderi britanik Arron Banks është vënë nën hetim nga autoritatet britanike. Miliarderi konservator, po hetohet për shkeljen e rregullave për financimin e zgjedhjeve.

Ai ishte financuesi kyç I fushatës elektorale pro Brexit si dhe sponsorizoi fushatën e Partisë për Pavarësi të Mbretërisë së Bashkuar e udhëhequr Nigel Farage gjatë referendumit të vitit 2016.

Në hetim është edhe Liz Balney, një tjetër një figurë udhëheqëse e platformë Leave.EU.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmin për hetimin e konfirmoi Komisioni britanik i Zgjedhjeve, që tani ia ka kaluar çështjen për shqyrtim Agjencisë Kombëtare të Krimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mendohet se ai e ka financiar me rreth 9.6 milionë paund fushatën pro largimit nga BE-ja.

Banks i ka mohuar parregullësitë dhe shton se akuzat kundër tij kanë sfond politik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?