FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Finlanda frenon pandeminë, më pak raste se kudo në Europë

Teksa shumë vende po luftojnë për të vënë nën kontroll valën e dytë të pandemisë së Covid-19, Finlanda ka frenuar infektimet në nivelet më të ulta të vërejtura rreth Europës. Për këtë po ndihmon edhe fakti se finalandezëve u vjen natyrshëm distancimi social.

Edhe pse pozicioni i largët në hartë dhe densiteti i ulët i popullsisë luajnë një rol të rëndësishëm, nuk mund të mos llogarisësh faktin se finlandezët pëlqejnë vetminë dhe hapësirën personale.

Mika Salminen, drejtor i Autoritetit Shëndetësor THL, thotë se finandezët preferojnë t’i mbajnë njerëzit të paktën 1 metër larg, pasi përndryshe nuk ndihen rehat. ”Ne gjithësesi jemi të distancuar. Nëse ka karrige bosh në autobus, ne zgjedhim ato ku nuk ka persona pranë. Distancimin social e kemi të natyrshëm, kështu jemi rritur. Jemi të mësuar me vetminë dhe na pëlqen të shëtisim në pyje apo të notojmë nëpër liqene”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesatarja e rasteve të reja në dy javet e fundit për 100 mijë banorë, është 54,2 në Finlandë. Mesatarja europiane është rreth 575, me Luksemburgun që numëron 1302 të infektuar për 100 mijë banorë. Sipas një sondazhi, 73% e finlandezëve e vlerësonin si lehtësisht të përballueshme valën e parë të masave kundër koronavirusit, me 23% që konsideronin madje se jeta e tyre ishte përmirësuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?