FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Finlanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit

Qeveria finlandeze e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të rritjes së infeksioneve me coronavirus.

Kryeministrja Sanna Marin, javën e kaluar e kishte marrë një vendim në parim për shpalljen e një gjendjeje të jashtëzakonshme, raporton Reuters.

Vendimi nga autoritetet vjen si rrjedhojë e rritjes së mprehtë të infeksioneve e cila erdhi si pasojë e varianteve të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Finlanda me këtë rast ka mbyllur tashmë kufijtë e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjendja e jashtëzakonshme gjithashtu do të lejojë qeverinë të mbyll më tej shkollat dhe të kufizojë lëvizjen midis rajoneve.

“Qeveria e sheh të nevojshme që të gjithë të kemi më pak kontakte”, tha kryeministrja Marin.

Finlanda, ndër vendet evropiane më pak të prekura nga virusi, ka regjistruar 58 mijë raste dhe 742 viktima që nga fillimi i pandemisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?