Fischer: Ballkani është vetëm përkohësisht i qetë

Ish-shefi i diplomacisë gjermane, Joschka Fischer, thotë se shfaqja e sërishme e “çështjeve lindore”, mund të çojë në një Super-Ballkan me rreziqe të mëdha sigurie.

Sipas tij, marrëdhëniet turko-evropiane me dekada kanë qenë thellësisht kundërthënëse, por edhe përkundër kësaj Evropa i nevojitet Turqisë dhe anasjelltas.

“Madje edhe të mos ketë partneritet midis Evropës dhe Turqisë, Evropa nuk do të mund të çlirohej nga pasojat e fqinjësisë gjeopolitike me Turqinë”,shkruan Fischer në një shkrim për ‘Ze Deutsche Zeitung’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shkruan se Evropa që nga shekulli XIX merret me “çështjen lindore”, ose trashëgiminë e Perandorisë osmane në Ballkan dhe Lindjen e afërt.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ballkani është përkohësisht i qetësuar, derisa ka besim në ardhmërinë evropiane dhe në Bashkimin Evropian. Në Lindjen e afërt dhe Lindjen e Mesme kemi një vakuum të fuqive dhe humbje të shpejtë të rendit, luftëra, terror, krizë, përleshje”, shton Fischer.

Sipas tij, kulmi i gjithë kësaj do të ishte një Turqi e veçuar, e vetmuar politikisht në margjinat e Evropës dhe Lindjes së afërme, e cila mund të destabilizohet me çështjen kurde.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?