Fitoi 250.000 dollarë, 17-vjeçarja shpiku si të parandalojë urinë
Çdo vit afërsisht 1800 maturantë hyjnë në konkursin ”Regeneron Science Talent Search” në SHBA. Nga 1800 pjesëmarrës, 300 studentë zgjidhen dhe u jepet nga 2000 dollarë secilit. 40 finalistët dërgohen në Washington DC. Fituesi merr një çerek milion dollarë. Këtë vit çmimi fitues i’u dha Lillian Kay Peterson nga Los Alamos, New Mexico, e cila mori në shtëpi çantën prej 250.000 dollarë për shpikjen e saj të zgjuar.
Shpikja fituese e 17 vjeçarit është një mjet i thjeshtë që lejon fermerët të parashikojnë të korrat në fillim të sezonit të rritjes për të ndihmuar në përmirësimin e planifikimit të shpëndarjes së ushqimit dhe mund të shërbejë si një burim i vlefshëm për grupet që punojnë në pasigurinë globale të ushqimit. Ai parashikon me saktësi rendimentin e të korrave në çdo pjesë të botës, 3 ose 4 muaj më parë (para korrjes). Në këtë mënyrë, vendet mund të bëjnë plane për të parandaluar krizat ushqimore shumë më parë, kur priten kushte katastrofike.
Mjeti analizon imazhet satelitore ditore, duke përdorur masat e pranuara të shëndetit të bimësisë. Ajo e vërtetoi mjetin e saj duke e testuar së pari në të dhëna të njohura të prodhimeve vendase, e më pas për vendet në Afrikë. Të gjitha testet e saj parashikuan me sukses rendimentet e të korrave me saktësi të jashtëzakonshme.
Prindërit e saj kanë adoptuar 2 fëmijë që janë përballur me mungesën e ushqimit dhe urinë dhe vajza kishte lexuar për urinë në Etiopi e se si ajo kishte prekur miliona njerëz, duke çuar në probleme të të mësuarit dhe të zhvillimit te fëmijët. Kjo është ajo që e motivoi 17-vjeçaren të përqendronte vëmendjen e saj në “pasigurinë e ushqimit dhe urinë” për konkursin.