Fiton pafajësinë gazetarja, akuzoi familjen Presidenciale të Azerbajxhanit
Dita e djeshme ka shënuar një fitore ndaj gazetarisë investigative, sepse Gjykata e Lartë në Baku të Azerbajxhanit, urdhëroi lirimin e gazetares të shquar Khadija Ismayilova nga burgu.
Ismayilova një nga reporter për Radio Azadliq (Radio Free Europe / Radio Liberty), fitoi famë në mbarë botën për akuzat e saja kundër familjes presidenciale së Azerbajxhanit, të cilën nëpërmjet disa raporteve investigative e akuzoi për korrupsion. Ajo faktoi gjithashtu dhe akuza për abuzime sistematike të drejtave të njeriut, të kryera nga anëtarët e qeverisë. Avokate gazetarja ka pasur Amal Clooney, bashkëshortja e yllit të kinemasë botërore, George Clooney.
Në dhjetor 2014, Ismayilova u arrestua me urdhër të gjykatës të Azerbajxhanit. “Ajo u gjykua sepse kishte hedhur deklarata anti-Azerbajxhanit, që u quajtën deklarata absurde, që tregonin haptazi një qëndrim destruktiv ndaj anëtarëve të njohur të komunitetit dhe ajo përhapi gënjeshtra fyese”,- është shprehur Ramiz Mehdiyev, shef i stafit të Presidentit Ilham Aliyev, gjatë kohës kur ajo u arrestua.
Në shtator 2015, ajo u dënua për një numër krimesh financiare, të thëna nga kritikët e saj në qeveri. Dënimi i saj fillestar ishte shtatë vjet e gjysmë. Gjykata Supreme thuhet se u frymëzua për të shkurtuar dhe për të pezulluar dënimin e Ismayilova pas ankesës së saj.
“Përshëndetje”,- postoi Ismayilova në Facebook menjëherë pas lirimit të saj. “Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj. Unë jam e fortë dhe plot energji. Unë do të vazhdoj punën time si gazetare”.
Burimi:Quartz/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

