Fitorja e Biden, Liga shqiptaro-amerikane: Interesat e SHBA-së në një linjë me të Shqipërisë
Anëtari i bordit të drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në New York e Uashington, Faton Bislimi u shpreh në një intervistë për emisionin “Ballkan” se interesat e SHBA-së janë në një linjë me të Shqipërisë.
“Ai (Biden) thotë se është inspiruar dhe edukuar më cështjen e Kosovës në veçanti për gjenocidin që kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës për vite të tëra nga regjimi fashist dhe gjenocidal i Milloshevicit, nga kolegu i tij në kongres zoti DiOguardi dhe liga qytetare shqiptaro-amerikane, me të cilët ai ka bashkëpunuar në këtë kauzë.
Mendoj që vazhdimisht në busullën tonë politike, orientim primar duhet ta kemi Shtëpinë e Bardhë dhe Uashingtonin, për Shqipërinë, edhe për Kosovën, edhe për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi. Nuk ka partner dhe aleat më të besueshëm, më të çmueshëm dhe më të përkushtuar për interesin tonë nacional sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtu shto faktin se nuk është që ne kemi dashuri unike ose Romeo dhe Zhuljetës, midis Shteteve të Bashkuara dhe shqiptarëve në përgjithësi, por kemi interesa të cilat puthiten njëra me tjetrën. Interesat gjeo-strategjike dhe gjeo-politike të Shteteve të Bashkuara, fati jonë i madh, është se bien në linjë të njëjtë me interesin tonë nacional” tha ai.
/Abcnews.al