Fjalimet, janë ”arma” e Zelensky-t për të marrë atë që do

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy duket se ”armën” e tij në këtë luftë, ka fjalimet. Ai ka zhvilluar një ”luftë” informacioni në kryeqytetet e botës perëndimore. Nëpërmjet lidhjeve me video, drejtpërsëdrejti nga kryeqyteti i rrethuar, i veshur me një bluzë në ngjyrë jeshile si zakonisht, ai shpesh shikohet duke bërë përshëndetjen e zakonshme me grushtin e shtrënguar.

Fjalimet e Zelensky-t mbartin një qëllim urgjent, të mbledhin sa më shumë mbështetje ndërkombëtare dhe presidenti po e realizon këtë më së miri me një sërë mesazhesh shumë të përshtatura dhe të ”goditura”, që nga rënia e Murit të Berlinit deri te sulmet e 11 shtatorit në Nju Jork.

Po ashtu Zelensky ka fituar të drejtën që të hyjë në parlamentin e një vendi të huaj e të thotë ‘turp për ty’, duke e vendosur veten e tij si një arbitër moral. Nga këndvështrimi i tij unik, si udhëheqës i një vendi që sapo është pushtuar, pa provokime, është ndoshta e kuptueshme që Zelensky ndjen nevojën për të shprehur mllefin e tij drejtuar ndjekësve.

SHKARKO APP