FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fjalimi i lamtumirës, Michelle Obama me lot në sy mesazh të rinjëve: “Mos kini frikë” (VIDEO)

Michellle Obama e pati të vështirë të përmbante emocionet në fjalimin e lamtumirës në Shtëpinë e Bardhë. Me zërin që i dridhej dhe dukshëm e mallëngjyer, bashkëshortja e presidentit në largim teksa foli për një plate të rinjsh, tha se eksperienca si Zonjë e Parë kishte qenë nderi më i madh i jetës së saj.

“Dua që të rinjtë tanë ta dinë se kanë shumë rëndësi, i përkasin këtij vendi. Kështu mos kini frikë, më dëgjuat! Tregohuni të vendosur dhe me shpresë. Fuqizojeni veten përmes arsimit të mirë dhe më pas ndihmoni në krijimin e një vendi që t’ia vlejë”, tha Michelle.

Ceremonia e nisur nga Obama në 2015-n, vlerëson këshilltarët shkollorë që janë përpjekur të motivojnë dhe udhëzojnë studentët gjatë kolegjit. Gjatë qëndrimit të saj në Shtëpinë e Bardhë, arsimimi dhe kujdesi për trupin kanë qenë mes temave të preferuara të Zonjës së Parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse Michelle do të ketë shfaqje të tjera në publik, deri në fund të mandatit, ai i së premtes ishte fjalimi i fundit i mbajtur në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të marrë zyrtarisht detyrën në 20 janar.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=-nuWQa7F2OE” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?