FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Flaka olimpike do të mbahet nga personi më i vjetër në botë

Personi më i vjetër në botë do të mbajë flakën olimpike për rreth 100 metra në muajin maj, kur të nisi Olimpiada e Tokios, e shtyrë vitin e kaluar për shkak të pandemisë. 118-vjeçarja Kane Tanaka do të shtyhet në karrigen e saj me rrota, por ka shprehur dëshirën që metrat e fundit t’i bëjë në këmbë.

“Është e pabesueshme që ka arritur të jetojë 118 vite dhe ende ka një jetë active. Ne duam që njerëzit ta shohin këtë person dhe të frymëzohen. Mosha nuk është pengesë për asgjë”, tha nipi i saj.

Ai shtoi se gjyshja e tij ka si qëllim që të thyejë rekordin e personit që ka jetuar më gjatë. Ky rekord mbahet nga francezja Jeanne Louise Calment, e cila vdiq në moshën 122 vjeç e 164 ditë, në vitin 1997. Kane Tanake i ka mbijetuar dy betejave me kancerin dhe ka përjetuar 2 pandemi: koronavirusin actual dhe Gripin Spanjoll në 1918.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?