Flet Putin pas goditjes së avionit nga Turqia

 

 

Fjalimi i presidentit rus z. Vladimir Putin në konferencën e mbajtur për shkaqet e rrëzimit të avionit rus në Egjipt

Swiss Digital Desktop Reklama

Rusia është bërë vazhdimisht shënjestër e krimeve barbare terroristike, pa ndonjë arsye të qartë, të jashtme apo të brendshme, ashtu siç ndodhi me shpërthimin në stacionin e trenit në Vollgograd në fund të 2013. Ne nuk kemi harruar asgjë dhe askënd.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vrasja e njerëzve tanë në Sinaj është një nga krimet më të përgjakshme me viktima. Ne nuk do të gjejmë paqe në zemrat dhe shpirtrat tona. Kjo brengë do të jetojë me ne. Por kjo nuk do t’na pengojë neve që t’i gjejmë dhe ndëshkojmë kriminelët.

Duhet të veprojmë shpejt, t’i identifikojmë të gjithë, një për një. Do t’i kërkojmë në çdo cep, ku mund të fshihen. Do t’i gjejmë në çdo vend të planetit dhe do t’i ndëshkojmë.

Si rrjedhojë, ne do të mbështetemi te njerëzit, të cilët ndajnë me ne vlerat morale dhe etike, që qëndrojnë në themel të politikës sonë, aktualisht – të politikës së jashtme dhe të sigurisë, të politikës së luftës kundër terrorizmit.

Sulmet luftarake të aviacionit tonë në Siri nuk duhet thjesht të vazhdojmë. Këto sulme duhet të intesifikohen, në mënyrë që kriminelët t’a kuptojnë që hakmarrja është e pashmangshme.

Do t’u kërkoj Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të paraqesin propozimet përkatëse. Do të ndjek nga afër ecurinë e kësaj pune.

I kërkoj Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse t’i drejtohet të gjithë partnerëve tanë. Mbështetemi te miqtë tanë për gjetjen dhe ndëshkimin e kriminelëvë.

Do të veprojmë në përputhje të plotë me nenin 51 të Statutit të OKB-së, që parashikon të drejtën e shteteve për vetëmbrojtje.

Të gjithë ata, që do të përpiqen të ndihmojnë kriminelët, duhet t’a dinë, që pasoja te kësaj përkrahjeje do të rëndojnë në shpatullat e tyre.

Kërkoj nga të gjitha sherbimet tona të specializuara të përqendrohen te kjo çështje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?