Fluksi i refugjatëve, ministri i Jashtëm italian: Bashkimi Evropian mund të shpërbëhet
Në një kohë kur Evropa po përballe me krizën e refugjatëve, ministri i jashtëm italian, Matteo Salvini ngre dyshimet për mbijetesën e Unionit.
“Brenda një viti do të shihet nëse do të vazhdojë të ekzistojë një Evropë e bashkuar ose jo. Do të bëhet e qartë në bisedimet e ardhshme të BE-së për buxhetin dhe para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian më 2019 nëse gjithçka është bërë e pakuptimtë”- tha Salvini, anëtar i partisë anti-migrim Liga, për ‘Der Spiegel’.
Qeveria e re populiste në Romë i akuzon anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian për braktisjen e Italisë, e cila vazhdon të përballet me flukse migrantësh që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm nga Afrika, përmes Detit Mesdhe, në Evropë.
“Nuk mund të pranojmë më as edhe një person. Përkundrazi, duam t’i largojmë disa”, tha Salvini.
KOHA JONË SONDAZH

