Fluksi i refugjatëve, vendoset barriera në kufirin Maqedoni-Greqi
Kriza e refugjatëve, e cila nuk po njeh ndalim ka detyruar qeverinë e Maqedonia që të marrë masa. Siç shihet dhe në foto, ka filluar ndërtimi i një barriere në kufirin me Greqinë, për të kontrolluar më mirë fluksin e imigrantëve drejt këtij vendi të Ballkanit.
Dimensioni i kësaj barriere nuk dihet ende, por sipas një deklarate nga zyrtarë është pohuar se ushtria po përdor pajisje të rënda për ndërtimin e kësaj barriere prej 2,5 metrash të lartë në dy krahët e një kalimi të paligjshëm, pranë qytetit kufitar të Gevgelijas. Një burim i ushtrisë konfirmoi se ajo do të ndërtonte këtë barriere, por pa dhënë shumë detaje.
Maqedonia zyrtare ka konfirmuar se ushtria parashikonte ndërtimin e një barriere për kontrollin e fluksit të emigrantëve, por pa mbyllur kufijtë. Dy autorë të atentateve në Paris kaluan me fluksin e refugjatëve sirianë të mbërritur në Evropë. Maqedonia filloi gjatë këtij muaji filtrimin e imigrantëve nga kombësia duke lejuar vetëm ato që vijnë nga vendet në konflikt, si Siria, Afganistani dhe Iraku, për të vazhduar rrugën e tyre drejt Evropës Perëndimore. Me këto masa të marra, qeveria Maqedonase, do ta ketë më të lehtë kontrollin rutinor, që bën në raste kur ka lëvizje të shumta të emigrantëve.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

