FMN: Dalja e Britanisë nga BE, dëme të rënda globale
Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian mund të shkaktojë dëme të rënda rajonale dhe globale, ka paralajmëruar Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Gjithashtu, dalja e Britanisë nga Europa do të përfshijë edhe marrëdhëniet e vendosura tregtare dhe që sot shkaktojnë sfida të mëdha për të dyja, si për Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe për Europën, ka thënë FMN, shkruan BBC.
FMN ka konstatuar se referendumi i planifikuar me 23 qershor, kishte krijuar tashmë pasiguri për investitorët.
KOHA JONË SONDAZH

