Forcim i kufijve të jashtëm, plani i ri i BE për zonën Shengen
E kërcënuar nga terrorizimi, e ngarkuar nga kriza e emigrantëve dhe e rënduar më tej nga pandemia Covid, zona Shengen e cila është cilësuar si një nga sukseset kryesore të BE-së, do të rishohë strategjinë e saj të rihapjes.
Komisioni Europian për këtë arsye do të ketë një komunikim të mërkurën, ndërsa sikurse bën me dije Ansa, plani i Brukselit do të jetë një propozim legjislativ për 2 vitet e ardhshme, mbështetur në 3 pika kryesore; forcimi i kufijve të jashtëm, një koordinim më i mirë së brendshmi dhe një përmirësim i qeverisjes, përmes përdorimit efikas të vlerave.