FORMULA1 – Striptistet e Montrealit shpallin grevë gjatë GP-së së Kanadasë për kushte më të mira
Formula 1 mund të shërbejë edhe si platformë për kërkesa sindikale. Kjo është ajo që kanë menduar përfaqësueset e striptisteve në Montreal, ku këtë fundjavë zhvillohet Çmimi i Madh i Kanadasë, duke pritur një fluks të madh njerëzish. Kërcënimi, siç raportohet nga një artikull i dedikuar në NY Times, është ai i një greve të planifikuar për 23 maj, pra të shtunën mbrëma para ditës së garës. Ky veprim, i organizuar nga Komiteti Autonom i Punës Seksuale (SWAC), synon të godasë klubet gjatë periudhës më fitimprurëse të vitit, me qëllim kërkimin e të drejtave themelore dhe kushteve më të mira të punës.
Sindikata SWAC ka paraqitur një listë të qartë kërkesash, duke vënë në qendër të vëmendjes praktikat që i cilëson shfrytëzuese. Ndër objektivat kryesore janë heqja e “bar fee”, tarifa që balerinat aktualisht detyrohen t’u paguajnë klubeve për të pasur leje të performojnë, njohja e statusit të punëtoreve për të siguruar mbrojtje ligjore të barabarta me çdo profesion tjetër, si dhe siguria në vendin e punës. Kjo kërkesë e fundit vjen nga denoncimi i një mungese vëmendjeje nga ana e menaxherëve ndaj sigurisë së punëtoreve.
Zgjedhja për të bërë grevë gjatë fundjavës së F1 është padyshim strategjike. Vitin e kaluar, eventi regjistroi një rekord prej 352 mijë pjesëmarrësish. Ky fluks njerëzish, sipas sindikatës, nuk përkthehet në një përfitim për punëtoret; përkundrazi, menaxhimi i klubeve tenton të rrisë “bar fee”-të në mënyrë të egzagjeruar. Sindikata akuzon pronarët se mbipopullojnë lokalet me personel (overbooking) për të maksimizuar fitimet e tyre, duke i lënë balerinat të menaxhojnë vetë rreziqet për sigurinë e tyre në një kontekst presioni ekstrem. Me këtë mobilizim, punëtoret shpresojnë të ndryshojnë një dinamikë që, sipas tyre, aktualisht favorizon ekskluzivisht menaxherët e klubeve.
Marrë nga La Gazzetta dello Sport
KOHA JONË SONDAZH

