Foshnja diagnostikohet me koronavirus 30 orë pas lindjes, mjekët në dilemë nga e mori infeksionin
Një foshnje e porsalindur në Kinë është diagnostikuar me koronavirusin e ri vetëm 30 orë pas lindjes.
Ky është rasti i personit më të ri të regjistruar me virusin.
Foshnja lindi në 2 shkurt në Wuhan, ku ndodhet edhe epiqendra e virusit.
Nëna e foshnjës rezultoi pozitive ndaj virusit përpara se të sillte në jetë foshnjën e saj.
Është e paqartë sesi virusi u transmetua tek foshnja, kur ndodhej në barkun e nënës apo kur lindi.
Vetëm një pjesë e vogël e fëmijëve kanë identifikuar me virusin, i cili ka vrarë 563 njerëz dhe ka infektuar 28.018 të tjerë.
Sipas medias shtetërore Xinhua, foshnja që peshonte 3.25 kg është në gjendje të qëndrueshme dhe nën vëzhgimin e mjekëve.
Ekspertët mendojnë se bëhet fjalë për një rast infeksioni të marrë në barkun e nënës.
Por është gjithashtu e mundur që foshnja të jetë infektuar pas lindjes nga kontakti me nënën.