”Foshnja e mrekullisë” që lindi nën rrënojat, dhe humbi të gjithë familjen. Xhaxhai: Tani është vajza ime

”Foshnja e mrekullisë” është marrë tashmë nga të afërmit e saj. Ajo erdhi në jetë nën rrënojat e tërmeteve të tmerrshme të 6 shkurtit, që vranë prindërit, motrat dhe vëllezërit e saj në Siri. Afraa al-Suwadi e nisi jetën e saj e bllokuar nën disa shtresa betoni pas tërmeteve shkatërruese në fillim të këtij muaji, ndërsa ishte e vetmja e mbijetuar e familjes së saj.

“Ajo është shpirti im, jeta ime dhe e gjithë bota ime”, tha xhaxhai i saj, Khalil al-Suwadi nga tenda ku është vendosur pas tërmetit, ndërsa përqafon të porsalindurën. Foshnjës iu vendosur emri i nënës së saj Afraa, e cila është një nga 47 mijë personat e konfirmuar të vdekur deri tani nga tërmetet e 6 shkurtit.

Khalil al-Suwadi e mori foshnjën nga spitali në Jidayris, një zonë e kontrolluar nga rebelët pranë kufirit me Turqinë. Për të qenë më të sigurt, stafi mjekësor kreu edhe një test ADN-je për t’u siguruar që ata ishin me të vërtetë të afërmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Afraa al-Suwadi do të mbajë gjallë kujtimin e nënës dhe babait, vëllezërve dhe motrave të saj”, tha xhaxhai i të porsalindurës, i cili tregon se edhe bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë një fëmijë vetëm pak ditë para tërmetit, por vëmendja e tij më e madhe ka shkuar për Afraa. “Ajo tani është një nga vajzat e mia”, është shprehur mes lotësh Khalil.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?