Foshnja katër muajshe vritet nga majmuni

Një foshnje 4 muajshe është vrarë në një incident të çuditshëm në Indi.

Fëmija vdiq pasi një majmun i hodhi një gur sipër.

Djali ishte me prindërit e tij në banesë kur kafsha kapi gurin në një tarracë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas autoriteteve, majmunit iu rrëzua guri që ra mbi djalin duke e lënë të plagosur rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Foshnja u dërgua në spital ku mjekët e shpallën të vdekur.

Aksidenti fatal ndodhi të shtunën në Muzaffarnagar në Uttar Pradesh.

Majmunët janë kërcënim i shpeshtë në vend dhe sulmojnë fëmijët e vegjël.

Në maj të këtij viti, një majmun vrau një burrë 60-vjeçar dhe plagosi 9 të tjerë pasi u tërbua në një qytet të Indisë qendrore.

Tetorin e kaluar një djalë 12-vjeç u rrëmbye nga nëna e tij dhe u vra në periferi të Agra.

Disa muaj më parë, një grup majmunësh sulmuan dy turistë të huaj në Taj Mahal të Indisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?