“Foshnja pa krahë”, shënohen 18 lindje të tilla në Francë
Franca ndodhet nën alarm për shkak të lindjeve të reja, ku foshnjat lindin pa krahë ose të keqformuar.
Shëndeti Publik në Francë botoi këtë të martë, 30 tetor, një numër të ri të keqformimeve të shënuara si raste kryesisht në departamentin Ain. Ain është një nga tre “departamentet” franceze ose zonat administrative ku janë regjistruar raste të deformimeve të gjymtyrëve të sipërme, së bashku me Brittany në bregun perëndimor dhe Loire-Atlantique, në jug të Brittany.
Deri sot në total, sipas agjencisë, janë regjistruar 18 raste të dyshimta ku gjymtyrët e sipërme të foshnjave janë të reduktuara. Rastet e shumta janë shënuar ndërmjet viteve 2000-2014.
Javën e kaluar, Ministri i Shëndetësisë i Francës, Agnes Buzyn njoftoi një hetim të ri mbi defektet e lindjes të 14 fëmijëve të lindur pa krahë që nga viti 2007, gjysma e tyre vetëm në Ain.
Në një raport të 4 tetorit, agjencia publike e shëndetësisë e Francës tha se nuk kishte gjetur “ekspozim të përbashkët” ndaj substancave që mund të shpjegonin deformimet. Derisa shkaku i defekteve është i panjohur, hulumtimi ka treguar se ekspozimi i nënës në disa kimikate ose ilaçe gjatë shtatëzanisë mund të rrisë rrezikun.
Ministri Buzyn tha për kanalin e lajmeve franceze “LCI” se ekspertët e mjedisit do të bashkoheshin me ekspertë të shëndetit në hetimin e rasteve në përpjekje për të hedhur dritë mbi këtë fenomen.
Në vitet 1950 dhe 1960, mijëra foshnja në mbarë botën lindën pa gjymtyrë ose me gjymtyrë të deformuara dhe rastet ishin të lidhura me përdorimin ilaçit “thalidomidit”, i cili përdoret për të trajtuar të vjellat tek gratë shtatzëna. Ky medikament është ndaluar në vitet 1960.
Për fat të keq viti 2014 nuk është i fundit kur kanë lindur foshnja pa krahë, pasi edhe këtë vit janë shënuar lindje të tilla duke e çuar shifrën në 18 të tillë dhe kjo i ka ngritur edhe njëherë shqetësime serioze në këtë shtet.

KOHA JONË SONDAZH

