FOTO/ 11-vje*arja përcillet drejt banesës së fundit e veshur si nuse. Daja i mori je*ën pasi tentoi të ab**onte

11-vjeçarja nga Greqia që u vra nga daja i saj, pasi ai tentoi që të abuzonte me të, është përcjellë drejt banesës së fundit e veshur si nuse. Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë një turma njerëzish, që gjithashtu i dhanë lamtumirën e fundit vogëlushes.

Në një atmosferë pikëllimi të thellë u zhvillua varrimi i 11-vjeçares Vasiliki, e cila u vra të dielën në Ilia nga daja i saj 37-vjeçar, kur ajo i rezistoi oreksit të tij të sëmurë. Në ballë të turmës janë prindërit e vajzës që grisin arkivolin e bardhë të fëmijës së tyre.

Autori 37-vjeçar përballet me tre vepra penale dhe dy kundërvajtje. Akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria e Rrethit Ilias kanë të bëjnë me veprat penale të vrasjes nga pakujdesia, tentativës për përdhunim të të miturit, rrëmbimit të të miturit, grabitjes me armë dhe armëmbajtjes, ndërsa e ka dërguar për marrjen në pyetje kryesore te oficeri hetues Ilias.

SHKARKO APP