FOTO-EMRA/ Shqiptarët kapen me çantat plot me sterlina. Si u pikasën nga policia
Një bandë që merrej me kontrabandimin e emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar u kap me dy çanta të mbushura me para, brenda të cilave kishte më shumë se 56,000 paund, të konsideruara nga autoritetet ligjzbatuzese si para të pista.
Tre shqiptarë u pikasën nga policia britanike teksa hetonin një grup të krimit të organizuar që drejtonte ferma kanabisi në Newcastle dhe Gateshead.
Nevruz Gjini, Bieru Gjoni dhe Ledio Bicerri u vunë re kur dilnin nga një shtëpi në Gateshead, e cila po përdorej si epiqendër nga banda.
Kur policia ndali Gjinin dhe Gjonin teksa udhëtonin me një Mercedes, u zbulua edhe një çantë që kishte brenda 45,000 sterlina, raportojnë mediat lokale.
Bicerri më vonë u ndalua gjithashtu, në një VW Passat dhe kishte më shumë se 11,000 £ në një çantë transporti.
Gjykata e Newcastle Crown dëgjoi se 112,941 £ u gjetën në një shtëpi që ata kishin vizituar në Kitchener Street, Gateshead, por prona u përdor nga një numër kriminelësh dhe paratë nuk mund të konsiderohen plotësisht të tyre.
Brenda shtëpisë, policia gjeti një kilogram kanabis dhe pastë të përdorur për të bërë amfetamina.
Ata gjithashtu gjetën shënime të lidhura me kultivimin e kanabisit.
Bicerri, 22 vjeç, Gjini, 28 vjeç dhe Gjoni, 33 vjeç u deklaruan fajtorë për posedim të pasurisë kriminale dhe pastrimi parash.
Gjykata vendosi t’i dënojë me 16 muaj burgim, por për shkak të qëndrimit 8 mujor në paraburgim do të lihen të lirë.
Burimi: Ora News