FOTO/ Nis puna për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

Ndërtimi i urës që do të lidhë ishullin e Siçilisë me Italinë kontinentale do të fillojë para fundit të verës, sipas njoftimeve të sotme nga ministria e Infrastrukturës e qeverisë Meloni. Kostoja totale e projektit është 13.5 miliardë euro dhe përfundimi i tij është planifikuar për vitet 2032-2033. Gjatësia e urës do të kalojë 3.6 kilometra dhe për ta përshkuar këtë distancë me makinë do të duhet 15 minuta.

Ky është një “bast” personal i sekretarit të “Lega Nord” dhe ministrit të Transportit Matteo Salvini, i cili këmbënguli veçanërisht në domosdoshmërinë e projektit, me logjikën se ndër të tjera do të rrisë ndjeshëm punësimin. Parashikimi përkatës thotë se mund të krijohen deri në 120,000 vende të reja pune, përveçse ura do ta afrojë Siçilinë me pjesën tjetër të Italisë.

Menaxherët e projektit garantojnë se “Ura e Mesinës” do të zgjasë të paktën dy shekuj, por shumë organizata ekologjike përgjigjen se çmimi, në aspektin e shkatërrimit të pasurisë mjedisore të rajonit, do të jetë shumë i lartë. Shuma e taksës që shoferët do të duhet të paguajnë për të kaluar në këtë urë ende nuk është përcaktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?