FOTO/ Orteku godet skiatorët, vdesin nënë e bijë dhe një vajzë tjetër 7 vjeçe

Një grua  25 vjeçe dhe dy vajza të vogla të moshës 7 vjeçe, me kombësi gjermane humbën jetën pasi një ortek goditi një shpat të skive në akullnajën Val Senales në Trentino Alto Adigel.

Dy prej viktimave janë nënë e bijë. Mësohet se vajza e saj kishte fillimisht shenja jete, por ndërroi jetë pasi u transportua në spital.

Ndërsa gruaja dhe vajza tjetër gjetën vdekjen në vend. Nga orteku mbetën të plagosur dhe një djalë 11-vjeçar me babain e tij të cilët u transportuan në spitalin e Meranos me helikopter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Orteku i madh u shkëput nga shpati dhe u rrokullis në pistën ku ndodheshin skiatorët. Viktimat ishin të gjitha pjesë e një grupi gjerman që gjendej për pushimet dimërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?