FOTO/ Postojnë foto nga qelia, shqiptarët numër rekord brenda burgjeve angleze

Sipas proçedurës përkatëse, Ministria e Drejtësisë në Angli, publikoi statistikat mbi të burgosurit, deri në fundin e muajit tetor.

Nga publikimi i statistikave, vihet re se numri i shtetasve shqiptarë në burgjet angleze, ka shkuar në 933 persona, edhe pse ekziston një marrëveshje për riatdhesimin dhe vuajtjen e dënimit në burgjet shqiptare.

Dënimet për trafik kokaine mbajnë rekord ku shumica e shtetasve shqiptarë vuajnë dënimet në burgjet angleze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por është parë se ka tendencë ritje, numri i të dënuarve në përfshirë në rritjen e kanabisit nëpër shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dënuarit shqiptarë, të cilët postonin në rrjetet sociale fotografi nga brenda ambienteve të burgjeve, janë bërë pre e mediave britanike në shumë raste, të cilat i kanë identifikuar të burgosurit.

Rasti i Tristen Asllanit është i tillë, ku i dënuari me 25 vite burg për trafik droge, vitin e kaluar pranoi akuzat për trafik droge dhe posedim pa leje, të një arme tip skorpjons.

E përditshmja “Evening Standard” shkruante se ka zbuluar foto të Asllanit, të cilat ai i postonte në Instagram. Sipas gazetës, fotot janë shkrepur brenda qelisë, në burgun Wandsworth në Londër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?