FOTO/ Protesta për Mahsa Aminin, nga trazirat vriten 17 njerëz. Presidenti: Urdhërova hetim

Ka marrë përmasa ndërkombëtare vrasja e 22-vjeçares Mahsa Amini nga Policia e Iranit.  Të paktën 17 persona kanë vdekur në trazirat më të rënda në Iran prej vitesh. Presidenti iranian Ebrahim Raisi, ka thënë se vdekja e vajzës në paraburgim duhet të hetohet.

Presidenti i kujtoi perëndimit vrasjet nga policia në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, duke i akuzuar për standarde të dyfishta. ”Çdo ditë në vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ne shohim burra dhe gra që vdesin në përplasjet me policinë, por nuk ka pasur kaq ndjeshmëri”.

Sulmi i tij kundër Perëndimit erdhi disa orë pasi SHBA-ja njoftoi se do të vendoseshin sanksione ndaj policisë morale iraniane për abuzim të grave dhe shkelje të të drejtave të protestuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?