Foto/ Shpërthimi i telekomanduar i bombës së Luftës së Dytë Botërore
Autoritetet italiane të Guardia di Finanza dhe të Marinës Ushtarake kanë kryer shëprthimin e telekomanduar të një bombe të Luftës së dytë Botërore e gjetur në nën-detin e ujërave të Tarquinas në provincën e Viterbos.
Kjo relikë lufte u gjet nga reparti i zhytësve të Guardia di Finanza gjatë aktivitetit operacional në afërsi të plazhit “Le Saline” në komunën e Tarquinas.
Bomba e luftës kishte përmasat me një gjatësi 70 cm dhe me një diametër 30 cm. U vërtetua se bëhej fjalë për një bombë të luftës së dytë botërore e tipit “Mkii Miii” me rreth 161 kg tritol.
Operacioni i shpërthimit të saj u krye në disa faza duke u spostuar fillmisht në një zonë më të sigurt detare e në respekt të ekosistemit detar.
Operacioni u ekzekutuar me ndihmën e mjeteve detare të specializuara të marinës ushtarake.