(Foto) Si të testohen më shumë individë? Gjigandi Walmart jep zgjidhjen, hap qendrat e testimit me makinë në SHBA

Walmart të dielën hapi vendet e saj të para të testimit të koronavirusit me makinë në parkingjet e dy prej dyqaneve të saj në zonën e Chikagos.

Nisma është në partneritet me qeverinë federale me qëllim identifikimin e sa më shumë individëve të prekur me COVID-19 për parandalimin e përhapjes së shpejtë të virusit.

Fillimisht qendrat do të jenë të disponueshme vetëm për punonjësit e shëndetësisë dhe sanitarët, e më pas për të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditët e para të hapjes, qendrat punojnë me një kapacitet prej 150 testimesh në ditë, por pritet që më vonë kapacitetet të shtohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Stafi që punon aty vjen nga struktura shëndetësore e shteteve federalle dhe nga farmacistë të Walmart që kanë dalë vullnetarë për të punuar.

Ja si duken qendrat e hapura nga gjigandi i shitjeve me pakicë në SHBA:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?